Shkup, 8 korrik – Partia më e madhe opozitare maqedonase ka paralajmëruar protesta sot në Strumicë, në qytetin e kryeministrit aktual të Maqedonisë, Zoran Zaevit, njofton Gazeta Koha.
Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski bëri thirrje për protestë, për, siç tha, t’iu dhënë fund të ardhmes të cilën nuk e duan qytetarët.
“Ju bëj thirrje në për marsh protestues të dielën në Strumicë në orën 13. Do të mblidhemi në parkun e Strumicës e deri tek Komuna e Strumicës. Bashkërisht, në pajtueshmëri dhe të vendosur si disa herë që jemi mbledhur dhe do të mblidhemi përsëri të themi PO, Maqedonia do të fitojë”, u shpreh Mickoski ditë më parë.
Nga LSDM porositën liderin e opozitës dhe partinë e tij që të mos e shprehin nervozizmin tek qytetarët. Sipas socialdemokratëve, VMRO-DPMNE-ja po shfryen mllefin e paaftësisë së saj për të zgjidhur çështjen e emrit plot 11 vite.