Shkup, 6 nentor – Qeveria po luan me shëndetin e qytetarëve. Disa muaj nuk furnizohen ilaçe për sëmundjen e rrezikshme të malaries. “Asnjë arsyetim nuk mund ta amnistojë nga përgjegjësia qeverinë për mospasjen e ilaçit kundër malaries në shtet. Gjashtë muaj nuk ka asnjë projekt dhe investim në shëndetësi, madje në llogari të kësaj LSDM po e stopon ndërtimin e qendrës klinike në Shkup që duhej të ishte më modern dhe sipas gjitha standardeve”, thuhet në komunikatë.