Shkup, 12 janar – Një lëshim tjetër në serinë e lëshimeve të Venko Filipçes në procesin e trajtimit të qytetarëve me koronë.
Ilaçi i vetëm, i hyrë në protokollet botërore që ndihmon në trajtimin e pacientëve, Ivermektini ka arritur në vend, por në të vërtetë nuk ekziston.
Qytetarët vrapojnë gjithë ditën për të marrë recetat e tyre, kurse mjekët amë thonë se nuk kemi udhëzime nga Ministria e Shëndetësisë.
A e di Filipçe që gjithçka është shumë e thjeshtë.
Së pari, duhej ta merrte atë në kohë.
Së dyti, ai duhej t’u jepte udhëzime mjekëve amë dhe specialistëve për dhënien e recetave.
Por në vend që të ndiqen protokollet botërore për trajtimin e koronës, Filipçe i përmbahet logjikës që funksionon në një treg vendas ose “eja i pari, i pari shërbehu”.
Filipçe duhet ta dijë se bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Kjo është arsyeja pse duhet të ndjekë protokollet botërore për trajtimin e pacientëve me KOVID-19.