Shkup, 29 janar – Vallë Carovska me qëllim plason lajme të rreme dhe ka dhënë deklarata të pafat ose drejtorët e Fondit Pensional kanë keqpërdorë dhjetëra miliona euro?, ka akuzuar sot përmes një komunikate për media, VMRO-DPMNE, përcjellë gazeta KOHA.
“Kush do të bart përgjegjësi për manipulimet në opinion? Çdo ditë bëhet më e qartë pse Maqedonia është e fundit në Evropë për luftën kundër korrupsionit dhe pse shtete si Svazilend, Lesoto ose Ruanda duhet të jenë shembull për shtet juridik. Këtë që e shohim me kinse skandalin në vlerë 19 milionë euro është precedent që tregon se nuk as shtet juridik, as edhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Ftojmë dhe inkurajojmë institucionet e përndjekjes të hetojnë rastin dhe të vërtetohet përgjegjësia”, ka thënë Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se kjo është edhe një nga arsyet se pse nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare. (koha.mk)