Shkup, 5 korrik – Zoran Zaev dhe qeveria e tij janë katastrofë për të rinjtë. Zaev nga opozita premtopi se do t’i kthejë mbi 600.000 të shpërngulur, jo vetëm që nuk i ktheu, por edhe me politikat e veta e përshpejtoi shpërnguljen, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia opozitare thonë se “Zaev shkaktoi gjenocid të vërtetë ekonomik ndaj Republikës së Maqedonisë”.
“Partia e cila premtonte rritje të BPV-së prej 5%, tani nuk mund të realizojë rritje më të madhe se zero. Industria më e dobët në rajon, ndërsa ndërtimtaria është në rënie të lirë prej 37%”, ceket në kumtesë.
Në kumtesën e vet VMRO-DPMNE shton se shteti po zhytet në korrupsion. Sipas tyre, “krimi në strukturat më të larta të pushtetit është problemi më i madh me të cilin po përballet shteti.
Më tej në kumtesë, sipas VMRO-DPMNE-së, marrëveshja me Greqinë nuk është krenari, por turp për shtetin.
“Zaev me vetëdije dhe me vullnet pranoi ndryshim të identitetit dhe gjuhës së popullit të vet dhe ndryshim të Kushtetutës së shtetit, edhe pse paraprakisht pohonte se nuk do ta bëjë atë. zaev është sinonim i gënjeshtrës”, thuhet në fund të kumtesës së VMRO-DPMNE-së opozitare.