VMRO- DPMNE: Zaev dhe LSDM hoqën dorë nga emri, kombi dhe identiteti

Shkup, 4 korrik – VMRO-DPMNE, parti që drejtohet nga Hristijan Mickoski ka reaguar sërish për marrëveshjen e emrit me Greqinë. Ata thonë se LSDM dhe Zoran Zaev kanë nënshkruar marrëveshjen më të turpshme dhe kapitulluese në historinë e diplomacisë.

“Zoran Zaev dhe LSDM hoqën dorë nga emri, kombi, identiteti dhe pakica maqedonase pa iu trembur syri. Fqinjët tanë, duke iu falënderuar Zoran Zaevit tanimë na quajnë Maqedonia e Veriut me çka Zoran Zaev dhe LSDM i dhanë goditjen popullit të vet që doli të protestojë kundër marrëveshjes së turpshme dhe kapitulluese. Me këtë marrëveshje shkelet Kushtetuta pasi askund nuk figuron emri i vendit tonë, Republika e Maqedonisë”, ka thënë në paraqitjen para gazetarëve, nënkryetari i VMRO-së, Vllado Misajllovski.