Shkup, 22 shkurt – VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim akuzoi se LSDM-ja po e shemb demokracinë në shtet dhe thotë se Maqedonia u bë vendi i vetëm në Evropë ku mbyllen, rrahen dhe abuzohen të gjithë që nuk pajtohen me politikat e kartelit të kryesuar nga Zoran Zaev.
Nga atje theksojnë se opinioni i Maqedonisë e ka të qartë se me Maqedoninë sundon hunta, e cila nuk zgjedh mënyra dhe mjete që t’i parandalojë personat që nuk mendojnë njëjtë politikisht.
“LSDM mendon se me dorëheqjen e drejtorit të Burgut hetues do të mbyll rastin me rrahjen e ish-ministrave Janakieski dhe Ristovski dhe kështu do të evitojnë përgjegjësi se pikërisht pushteti ka lejuar që të ndodh ky akt i marrë dhe skandaloz”, qëndron në kumtesë.
Sipas tyre përgjegjësi duhet ta mbajnë të gjithë duke filluar nga Zoran Zaev dhe Renata Deskoska.