Talat Xhaferi ishte ilegalisht në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, ilegale dhe joligjore gjithashtu edhe tentimi që të zgjidhet, deklaroi sot në konferencën për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev duke e prezantuar qëndrimin partiak. VMRO-DPMNE-ja, potencoi Danev, do t’i përdorë të gjithë mjetet demokratike në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe do të vazhdojë të luftojë për mbrojtje të interesave më të larta shtetërore dhe kombëtare.
Danev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve përsëriti se për ta Talat Xhaferi është kryetar jolegjitim i Kuvendit dhe se më 27 prill në dhomën ligjvënëse është bërë tentim për zgjedhje ilegale të njeriut të parë të Parlamentit. Nuk tha se nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në seancat parlamentare.