Shkup, 21 qershor – Zoran Zaev dhe karteli kriminel të cilin e udhëheq e detyruan shtetin për 7,1 milionë euro të reja. Derisa e shet emrin Zaevi nuk lëshoi mundësi që t’i detyrojë qytetarët, njoftojnë nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.
“Pushteti u detyruar në 15 vite me normë vjetore interesi prej 3 për qind. Kjo do të thotë se për 7,1 milionë euro të marra për 15 vite do të kthejmë 3,2 milionë euro vetëm për interesa. Zaev merr 7,1, ndërsa duhet të kthejnë 10,3 milionë euro. Karteli po e fut në borxh shtetin pa nevojë reale. Shpenzimi i kotë i pushtetit vetëm për 3 muajt e parë të vitit qytetarët i kushtonte 300 milionë euro borxh i ri. Prej atëherë borxhi vetëm rritet”, thuhet në kumtesë.
Zaev, thuhet më tej, i hedh gjeneratat e ardhshme në robërim detyrues. “Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë me LSDM-në borxhi publik tejkaloi 5 miliardë euro, ndërsa borxhi shtetëror tejkaloi 4 miliardë”, thuhet në kumtesë.