Shkup, 20 shkurt – LSDM, Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski janë të paaftë dhe të papërgjegjshëm, ndërsa paaftësinë e tyre qytetarët e paguajnë me jetën e tyre, kështu thuhet në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së, opozitare.
“Gjendja me sigurinë në komunikacion është katastrofike. Qytetarët vdesin çdo ditë ndërsa për Spasovskin dhe Zaevin prioritet i parë është ndarja e biznesit monopolian me qendrat testuese të kompanive pa kurrfarë përvoje të cilat e kanë plotësuar kriterin e vetëm, ndërsa ai është afërsia me kartelin e pushtetit. Oliver Spasovski as nuk bën kontroll dhe as nuk i intereson siguria e qytetarëve.Kaosi në rajonin e SPB Tetovë kulminoi. Para dy ditësh në fshatin Dobrosht të Tetovë bilanci i zi ishte dy viktima në aksident. Drejtohen makina të paregjistruara, bëhet kontroll teknik jopërkatës, nuk respektohen rregullat e komunikacionit ndërsa Spasovski nuk reagon”, thonë nga VMRO-ja.
Sipas kësaj partie, MPB është në kaos, ndërsa mosndërmarrja e veprimeve dhjetëra familje i veshi në të zeza.
“Akoma nuk ka informacione zyrtare për aksidentin tragjik në të cilin jetën e humbën 15 qytetarë. Spasovski duhet të përgjigjet para qytetarëve nëse dhe pse pika për kontroll teknik (Auto moto shoqata” – Gostivar, pronar i së cilës është pronari i “Durmo turs”, pasi i është marrë leja për punë nga MPB, më pas i është kthyer për më pak se një javë edhe pse sipas ligjit kjo nuk mund të ndodh për periudhë më të shkurtër se 30 ditë? Për çfarë arsye është marrë leja për punë e kontrollit teknik ku regjistrimin e bën “Durmo turs” dhe në ç’bazë është kthyer e njëjta? Kush e nënshkroi vendimin për kthimin e lejes së punës edhe pse ka ekzistuar pengesë ligjore. Por edhe nëse janë kryer regjistrime në afatin kur kontrolli teknik nuk ka pasur licencë? Edhe sa jetë duhet të shuhen që Spasovski përfundimisht të ndërmarrë përgjegjësi? Qytetarët nuk kanë informacione, që është shkaku për fatkeqësinë e as rrethanat në të cilat është krijuar. Qytetarët si edhe familjet e të vdekurve dhe të lënduarve presin përgjigje nga Spasovski dhe përgjegjësi për aksidentin tragjik”, thuhet në komuniikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së.
Mëtej në komunikatë thuhetb se sa më shpejtë të largohen Spasovski dhe Zaev, më shpejtë do të përfundojë edhe kaosi të cilin e krijojnë. (koha.mk)