VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme njofton se “populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dygjuhësi dhe ndryshim të flamurit dhe himnit” dhe për këtë shkak i kundërshtohet, siç e quajnë ata, “Platformës së Tiranës”. “Qytetarët qartë bëjnë me dije se nuk dëshirojnë platforma të huaja nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë Platformën e Tiranës, të cilën LSD-ja dëshiron ta shtyjë dhe të formojë qeveri me çdo çmim”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Partia thekson se “populli po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, që ta hedh poshtë, siç thuhet, “platformën jokushtetuese dhe ta dënojë LSDM-në”.