Shkup, 3 janar – Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka akuzuar pushtetin për gjendjen e mjerueshme dhe varfërimin e qytetarëve. Nga kjo parti theksojnë se për shkak të qeverisjes së keqe të LSDM-së qytetarët tanimë do të duhet të paguajnë tatime më të larta, njofton gazeta Koha.
“Bujqit, ata që mezi e sigurojnë bukën e gojës këtë vit do të paguajnë për 50 për qind më shumë tatime. Gjithë ata që kanë punuar me kontratë në vepër tani do të paguajnë tatim për 50 qind më shumë. Të prekur nga varfëria, qytetarët fatin do ta kërkojnë në bastore dhe lojëra të fatit”, thuhet midis tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Në zgjedhjet e radhës, thuhet mëtej në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, qytetarët do të shpëtojnë nga LSDM-ja dhe do t’u kthehet dinjiteti. (Koha.mk)