Shkup, 4 nëntor 2018 (MIA) – Qeveria me vendosjen e tatimit progresiv është në rrugën drejt shkatërrimit të Ekonomisë të Maqedonisë, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. “LSDM-ja me vendosjen e tatimit progresiv shkon në kundërshtim me mendimin e komunitetit të biznesit. Biznesi goditet në mënyrë direkte me këtë masë dhe e njëjta do të ndikojë në uljen e pagave dhe uljen e numrit të hapjes së vendeve të reja të punës”, citojnë nga partia.
VMRO-DPMNE informon se disa kompani paralajmërojnë tërheqjen e investimeve në Republikën e Maqedonisë. “Do të rritet largimi i trurit, sepse kjo do t’i godasë profesionistët, ata të cilët me kontributin dhe kapacitetin e tyre kontribuojnë që tregu t’i vlerësojë kualifikimet e tyre, person që ne me çfarëdo lloj kushti duhet që t’i mbajmë në Republikën e Maqedonisë”, citohet në njoftim. Sipas VMRO-DPMNE-së ndryshimet kozmetike që qeveria i paralajmëroi në sistemin pensional gjithashtu do të ndikojnë negativisht në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në destimulimin e ekonomisë.