VMRO-DPMNE: Qeveria dhe Carovska po e shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes sociale

7

Shkup, 8 janar – LSDM i gënjen qytetarët se është rritur ndihma sociale, ndërsa kategoritë e rrezikuara jetojnë gjithnjë e më vështirë, kështu i është përgjigjur partia opozitare VMRO-DPMNE, informacioneve të liferuara nga LSDM-ja se në vitin 2019-të do të përmbyllen reforma në sistemin e mbrojtjes sociale, informon Koha.mk

“Bashkëshorti i pakurorëzuar i Carovskës fiton tender shtetërorë, ndërsa kategoritë sociale marrin vetëm gënjeshtra për ndonjë ndihmë. Në fakt bëhet fjalë për një sërë të më shumë të drejtave që edhe në këtë moment i shfrytëzojnë përdoruesit e ndihmës sociale. Me sistemin të cilin e ‘ndërton’, LSDM arriti të rrisë numrin e qytetarëve të cilët jetojnë në pragun e varfërisë me mbi 500 mijë qytetarë, ndërsa shkalla e varfërisë te fëmijët të sillet rreth 30 për qind. Me heqjen e shtesës për fëmijën e tretë do të ritet edhe shkalla e varfërisë te fëmijët”, thuhet në kundërpërgjigjen e VMRO-DPMNE-së.

Siç thuhet në komunikatë, për shkak të kësaj rritje, kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM dhe Carovska patjetër të largohen. (Koha.mk)

Comments are closed.