Shkup, 28 nëntor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski prej para Qeverisë, ku ishte qëllimi i marshit protestues, tha se ky pushtet duhet të largohet sepse, siç tha, një vit e gjysmë e shkatërron Maqedoninë. Paralajmëroi protesta në qytete tjera të vendit, por edhe se partia opozitare para Qeverisë do të protestojë çdo të mërkurë.
“Na premtuan pesë për qind rritje të BPV-së në programin që e quajtën ‘Jetë’, ferr sot, errësirë sollën tek çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë”, tha Mickoski.
Në zgjedhjet e ardhshme, sipas Mickoskit, opozita do të fitojë dhe do ta mposht pushtetin ashpër dhe do t’ia tregojë vendin në histori duke i akuzuar për shitjen e interesave kombëtare.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, bëri thirrje deri tek bashkë partiakët e tij të cilët, siç tha, nuk kanë ardhur në protestën e sotme të bashkëngjiten.
“Revolti ynë do të shprehet në mënyrë demokratike, me protesta të qeta do t’ju tregojnë si duhet atdheu. Nuk do të ngjyrosim, nuk do të thyejmë….”, tha Mickoski.
VMRO-DPMNE-ja opozitare e filloi marshin e qetë protestues para selisë së partisë dhe rutën deri para Qeverisë së RM-së, udhëheqësia dhe anëtarët e partisë e kaluan në këmbë.