Kriza e imponuar nga LSDM-ja duhet të përfundojë. Populli kërkon zgjedhje, në të cilat do të prononcohen dhe do të dinë për çka të votojnë, që të mos ndjehen të manipuluar pas zgjedhjeve, porositi VMRO-DPMNE-ja në kumtesën me shkrim deri te mediat dhe thekson se në këtë mënyrë populli do ta ndëshkojë LSDM-në.
“Njeriu i cili qëndron pas platformës së Tiranës vazhdon ta promovojë politikën sorosoide të shkaktimit të konflikteve me qëndrime edhe më të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve të Ballkanit, ndërsa LSDM-ja vazhdon me këmbëngulje të hesht. Sa ka borxh dhe kujt i ka borxh udhëheqësia kriminogjene e LSDM-së është problem i tyre personal. Ai borxh nuk guxon dhe nuk do të paguhet për llogari të interesave më të larta shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Thuhet se LSDM-ja edhe një herë popullit maqedonas i dëshmoi se “ata janë parti e cila punon për xhepat e tyre dhe nuk mendojnë për ardhmërinë e qytetarëve”.
“LSDM-ja dhe kryetari i tyre Zoran Zaev githçka do të jepnin dhe sakrifikonin që të vijnë deri në pushtet. Populli i lexoi, dhe e kundërshtoi LSDM-në, doli në rrugë dhe mbi pesëdhjetë ditë pa ndalur po u thonë se interesat kombëtare dhe shtetërore nuk janë në shitje. Qytetarët çdo ditë porosisin se nuk u nevojiten platforma nga vende të huaja, populli kërkon investime, vende të reja të punës, masa. LSDM-në e porosisin se nëse duhet të paguajnë ndonjëfarë fatura të narko dilerëve dhe kriminelëve le t’i paguajnë me paratë e tyre, e të mos i paguajë populli ose shteti”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.