Koalicioni “Përtëritja për Maqedoninë” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në krye me Hristian Mickoskin, tubimin e fundit zgjedhor e mbajti në Shën Nikole.
Kandidati për kryetar komune Dean Vladev para qytetarëve tha se vjen koha për vendime. Ai premtoi se nëse merr besimin e qytetarëve në 4 vitet e ardhëshme ai do të ketë qasje pozitive duke realizuar çdo projekt që është i nevojshëm për qytetarët. Vladov premtoi se do të ketë rrjet kanalizimi dhe ujë për të gjitha vendbanime, më shumë vendparkime, rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugëve, përmirisimi i kushteve nëpër shkolla fillore dhe të mesme, salla të reja sportive, mbështetje për idet e të rinjëve, si dhe përmirësimin e kushteve për turizëm.
“Në këtë luftë, motivimi jeni ju qytetar të nderuar. E di dhe besoj që do të dini të dalloni atë që dëshiron të punoj dhe të realizoj projekte. Premtoj se do angazhohem maksimalisht, me ndershmëri dhe përgjegjësi që çdo projekt të realiziohet. Shën Nikolli patjetër të ngritet në një nivel më të lart në çdo fushë. Vetëm të bashkuar mundemi të bëjm ndryshime. Ju do të sjellni vendim të duhur. Është koha për ndryshime positive sepse kur ka dëshirë gjithçka është e mundur. Unë dhe ekipi do të angazhohemi që tua kthejm atë që u është premtuar në 4 vitet e fundit por nuk është realizuar” – tha kandidati për Kryetar komune në Sveti Nikole nga rradhët e VMRO-DPMNE, Dean Vladev.
Lideri i VMRO-DPMNE-së,Hristian Mickoski, duke shpalosur programin për zgjedhjet lokale tha se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, por zgjedhje përmes së cilave do të vendoset për ardhmërin e qytetarëve dhe Maqedonisë.
Vota juaj është porosi deri te ata që e udhëheqin shtetin 52 muaj. A dëshironi që të kenë pushtet edhe 4 vitet e ardhëshme apo doni ndryshim, pyeti Mickoski.
Ai tha që mos të binë pre e metodave të LSDM-së, dhe mos u besoni në premtimet boshe që i japin, por është koha që me 17 tetor masovikisht të dilni në votime dhe ti ndëshkoni ata që 4 vite nuk bënë as një punë.
Ato edhe në këto zgjedhje vijnë me projektet e vjetra, por ne kemi në program me 14,835 projekte në fusha të ndryshme. Prandaj dilni dhe votoni për të krijuar një të ardhme të sigurt.
“Ka 1000 arsye se pse duhet të dielën të na votoni por unë do të cek vetëm disa. Sepse kemi komuna që nuk po zhvillohen sepse kemi vdekshmërinë më të madhe në Evropë dhe më së shumti të sëmur me Kovid. Sepse nëse nuk ndalohet me masat sistematike këto do të vazhdojnë, sepse kemi kaos, papërgjegjsi dhe organzim jo të mirë në shëndetësi, kemi improvizimie me procesin edukativo arsimor, bujqit janë në gjunj. 14 persona humbën jetën në Tetovë dhe thonë kablloja ishte problem dhe nuk ka as një përgjegjësi sepse të rëndësishme e kanë vetëm karriken. Nuk ka kriminel në botë që nuk ka pasaport të Maqedonisë sepse Spasovski ua dha. Betoheshin në identitetin dhe emrin, por e ndrryshuan dhe tani radhën e ka Bullgaria me nënçmime të reja” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Mickoski në këto zgjedhje kërkoi mbështetjen e pensionistëve, e atyre që zgjedhjet e kaluara kanë bojkotuar, kërkoi mbështetjen edhe të atyre që mendojnë të votojnë për të pavarurit, pasi që siç thotë Mickoski, në këto zgjedhje të gjithë e kanë kundërshtarin e përbashkët, Zoran Zaevin dhe LSDM-në.
Nëse dëshironi që ky realitet i keq për qytetarët, realitet me xhepa bosh të ndryshojë, duhet të mendoheni mirë se për kë do votoni sepse vota për LSDM është votë për ngecje dhe varfëri, tha Mickoski.
Nga VMRO-DPMNE në ditën e fundit të fushatës zgjedhore edhe një herë potencuan se programet e VMRO-DPMNE-së, garantojnë më shumë se 14,835 projekte në fusha të ndryshme, garantojnë ndërtimin dhe rindërtimin e së paku 2.000 rrugëve në të gjithë Maqedoninë, ndërtimin dhe rindërtimin e 100 kopshteve dhe 150 shkollave, investime në mjedis dhe ndërtimin e 150 parqeve të reja, investime në 60 objekte kulturore, 90 salla të reja sportive, gazifikim dhe shumë më tepër punime konkrete.