VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga lideri i LSDM-së dhe nga LSDM-ja sepse, sipas tyre, ata veprojnë në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore dhe për këtë përgjegjësi duhet të ketë. “Krimineli Zoran Zaev është nxitës dhe mbështetës i intonimit të himnit shqiptar në Kuvend, me shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores për punë të Kuvendit, u përpoq të zgjedhë kryetar të Tiranës të Kuvendit, Zaevi dhe LSDM-ja veprojnë në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore dhe për këtë përgjegjësi duhet të ketë”, qëndron në kumtesë.
Zaevi, siç theksohet, ka bërë precedent juridik dhe politik me çka hapi mundësi që në të ardhmen, në mënyrë ilegale të votohet dygjuhësia, bankënotat shqiptare, uniformat dygjuhësore, gjenocidi dhe të gjitha elementet nga platforma e Tiranës, pa u respektuar vullneti i popullit. “Zaevi është shndërruar në mashë të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit dhe bëhet kërcënim për sigurinë në gjithë rajonin. Krimineli Zoran Zaev me papërgjegjësinë e tij shkaktoi skandal ndërkombëtar dhe i ka përkeqësuar marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Serbisë, për çka pasuan një sërë reagimesh të përfaqësuesve më të lartë shtetëror të këtij vendi. Me papërgjegjësinë e tij e sjell në rrezik Republikën e Maqedonisë, reputacionin e saj ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me shtetet tjera”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.