Shkup, 2 shtator – Stevo Pendarovski pa turp dhe perde u flet qytetarëve për integrim euroatlantik kur shokët e tij nga Qeveria e Zaevit bëjnë vjedhje të pa parë të popullit të tij dhe nacionalitetit, thonë nga VMR0, transmeton Koha. Nuk ka dit që nuk del në pah një skandal për krim dhe korrupsion nga funksionarë të lartë qeveritar. Këto vlera nuk janë as afrikane e aq më pak evropiane. Gënjejnë dhe vjedhin kudo që të arrijnë. Të paktën me cilën fytyrë Pendarovski i drejtohet popullit dhe i fton për referendum kur para katër vitesh u thoshte dele.
Nga ekipi të cilin e përfaqëson Pendarovski mund të shohim vetëm paaftësi dhe sjellje anti shtetërore. E vetmja gjë për të cilën janë të aftë është të manipulojnë, gënjejnë dhe vjedhin nga shteti dhe populli.
Pendarovski dhe ekipi kriminel çdo ditë e dëgjojnë zëshëm nj JO nga populli për politikat e tyre të dëmshme dhe të gabuara, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.