Shkup, 20 shkurt – VMRO-DPMNE i sugjeron Shilegovit që paratë për prishjen e anijeve t’i rialokojë për rikonstruimin e Sallës Universale.
“Me shpenzim të pamenduar të 8 milionë eurove për prishjen e ndërtimeve, ndërsa mospasje të mjeteve për rikonstruksionin e simbolit të qytetit, Sallën universale, Shilegov dhe LSDM vetëm konfirmojnë se punojnë për plotësimin e tekave të tyre personale dhe kënaqësinë e zemërimit të tyre drejt një pushteti të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-DPMNE-së LSDM-ja nuk punon për qytetarët por punon për nevojat e tyre.
“Shilegov deklaroi se këtë vit nuk do të fillojë rikonstruimi i Sallës universale, nuk janë parashikuar mjete për vitin 2018 për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Vetëm para disa ditëve, i njejti Shilegov deklaroi se prishja e rrënimi i anijeve dhe objekteve të tjera nga shtrati i lumit do t’i kushtojë qytetit të Shkupit jo më pak e as më shumë se 8 milionë euro. Megjithatë, për ndërtimin e anijeve nuk është investuar asnjë euro nga qyteti i Shkupit, bëhet fjalë për investitorë privat”, thuhet në kumtesë.
Sipas VMRO-DPMNE-së, me tetë milion euro të cilat Shilegov do t’i japë për prishjen e anijeve do të mundet 2 herë ta rikonstruktojë Sallën Universale, për të cilën veçmë ka përgatitur projekt nga Instituti ndërtimor i Maqedonisë.
“Përndryshe, mjetet për fillimin e rikonstruimit etapor ishin siguruar edhe paraprakisht me Buxhetin e vitit 2017, por LSDM me ribalancin i hoqi” citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së duke shtuar se partisë nuk i intereson të punojnë sipas nevojave të qytetarëve.