LSDM e nxiu shtetin. Nuk kalon asnjë muaj pa përleshje me armë në rrugët e Shkupit.
Oliver Spasovski nuk ndërmerr asgjë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Prej kur ai drejton MPB-në ka dhjetëra vrasje të pa pastruara, ndërsa vrasësit janë të lirë. Gjuajtje nëpër rrugë, ndërsa njëkohësisht pa u dënuar kalojnë qindra plaçkitje dhe djegie të makinave.
Qytetarët duan rend, duan siguri për ata dhe për fëmijët e tyre, prindërit, vëllezërit dhe motrat si dhe fqinjët e tyre.
Në vend të kësaj ata fituan dhunë, përleshje dhe persekutim politik. Krimi i njerëzve në pushtet mbetet i paprekur, kriminelët lëshohen në liri ndërsa patriotët po mbyllen. Në mënyrë të paligjshme po kryhen kontrolle nëpër shtëpi dhe ngacmohen njerëzit të cilët protestojnë. Oliver Spasovski është ministri i Brendshëm më i paaftë.
VMRO-DPMNE-ja ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të pakënaqur të cilët janë kundër kësaj qeveria anti-qytetare të bashkohen në marshin protestues sot në Prilep duke filluar nga ora 13. bi/
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së