VMRO-DPMNE: Nuk ka përgjigje se kush ka bërë sulm hibrid në Maqedoni, zgjedhjet janë zgjidhja

Shkup, 26 qershor – Dy ditë heshtje nga Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq se kush e ka bërë, kur është bërë dhe çfarë sulmi hibrid ka pasur në Maqedoni. Nuk ka asnjë përgjegjësi përse ka pasur një sulm hibrid në vend, pse nuk është parandaluar me kohë dhe pse institucionet lejuan që kjo të ndodhë, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“Është logjike të shtrohet pyetja nëse me defokusimin e opinionit me sulmin e pretenduar hibrid në vend, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duan t’i shpëtojnë përgjegjësisë për debaklin e plotë në negociatat me Bashkimin Evropian dhe për proceset negociatore të shkatërruara përgjithmonë.Gënjeshtrat dhe manipulimet se nuk e kishin parë apo nuk e kishin marrë propozimin francez, u shembën si kullë letrash, ndaj nën presionin e qytetarëve dhe VMRO-DPMNE-së, Kovaçevskit iu desh të tërhiqej dhe të luante rolin e një patrioti të shqetësuar. Qytetarët e dinë mirë se për më shumë se 6 muaj për këtë propozim të dëmshëm që shkatërron të gjitha interesat dhe pozitat shtetërore, është negociuar nga Dimitar Kovaçevski, Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq, por për shkak të ngjarjeve në Bullgari dhe zbardhjes së të gjithë propozimit në Maqedonia duhej të hiqte dorë nga pozicioni i pabesë”, thonë nga VMRO-DPMNE.