Shkup, 19 qershor – Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do të merr pjesë në punën e Kuvendit lidhur me Marrëveshjen për emrin me Greqinë, ndërsa për atë se si do të veprojnë më tej, do të vendosin organet partiake, deklaroi deputeti, Antonio Milloshoski.
Sipas tij, marrëveshja nuk është kompromis, por shantazh, që diksuh, siç tha, duhej ta nënshkruajë ose për shkak të veprimeve paraprake ose për ndonjë shpërblim të ardhshëm.
“Në aspektin juridik është antikushtetues, në aspektin kombëtar nënçmues”, tha Milloshoski.
Ai akuzoi për keqpërdorim të lamurit evropian të ligjit, me çka janë shkelur të gjitha procedurat.