Shkup, 31 maj – VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim thekson normaliteti i ri i rremë i Zaevit sjell bilance të reja të zeza, duke theksuar se për një ditë kemi 35 raste të reja dhe për fat të keq 5 vdekje.
Nga partia opozitare thonë se ministri Filipçe dhe LSDM-ja, si dhe Komisioni për Sëmundje Infektive në këto numra të keq po interesohen vetëm se si të organizojnë zgjedhjet.
“Përderisa ata punonin me urdhër të Zaevit se si ta shpëtojnë nga disfata, numri i të infektuarve dhe të vdekurve rritet. Në katër ditët e fundit kemi 150 raste të reja dhe 15 të vdekur”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së
Sipas tyre, i gjithë rajoni ka sukses në menaxhimin me epideminë dhe vetëm Maqedonia po shndërrohet në Lombardi ballkanike nga ku prej 2.164 të sëmurë kemi 131 të vdekur.
“Edhe krahas këtyre bilanceve të zeza, Zaev dhe LSDM po sillen në mënyrë të papërgjegjshme dhe prioriteti i tyre janë zgjedhjet, duke menduar se do të ketë dalje të vogël dhe disfata e tyre nuk do të jetë katastrofike”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Në fund shtojnë se duhet të tejkalohet kriza shëndetësore me koronavirusin dhe më pas të shkohet në zgjedhje.