Shkup, 5 nëntor – Për dëshpërimin dhe marrëzitë e LSDM-së nuk ka fund. Nga një takim i rastësishëm dhe një bisede kafeje krijohen teori komploti. Është e qartë se kjo bëhet me qëllim që LSDM-ja të fsheh se krahas ndryshimit të emrit vendosi ta bëjë Maqedoninë edhe shtet binacional, si dhe të fsheh se i rrit tatimet, thonë nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.
Gjithashtu shtrohet pyetja vallë Nikollovski është ndjekur fizikisht nga pjesëtarët e LSDM-së apo madje edhe prej pjesëtarëve të MPB-së, si dhe ajo kush dhe pse e ndjekin lëvizjen e tij.
“Neve nuk na befason, kjo është karakteristikë e një hunte të cilës së shpejti do t’i vijë fundi”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Gjithashtu thonë se publiku dëshiron të dijë më shumë për atë çfarë borxhi ka LSDM-ja që duhet ta vendos Marrëveshjen e Ohrit në Preambulën e Kushtetutës dhe ta bëjë Maqedoninë shtet dygjuhësore.