Shkup, 19 prill – Koordinatori i grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski deklaroi sot se do të kërkojnë përgjegjësi për seancën e djeshme. Sipas tij deputetët me koronavirus që votuan dje në Parlament, kanë shkelur nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal. Për Micevskin kjo është e papranueshme sepse as deputetët e as kreu i Kuvendit nuk mund të jenë mbi ligjin.
“Dje u dha shembull se politikanët janë mbi ligjin. Dje u shkelën nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal. Pasi askush nuk është mbi ligjin, as deputetët e as kryetari i Parlamentit, përgjegjësi patjetër të ketë. Nesër do dorëzojmë padi penale ndaj të gjithëve që janë përgjegjës për këtë çështje. Protokoll siç pretendon pozita unë nuk kam parë, e kërkova sot që ta shoh”, deklaroi Nikolla Micevski – VMRO-DPMNE.