Shkup, 6 nëntor – Pushteti kriminel dhe i tjetërsuar i LSDM-së dhe Zoran Zaevit vetëm për një vit e gjysmë tregoi se si funksionon një shtet i rrëmbyer, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Kur LSDM është në pushtet, gjithkund qeveris nepotizmi, krimi dhe korrupsioni.
Zëdhënësi i LSDM-së dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Kostadin Kostadinov e ka punësuar nënën e tij Fanija Kostadinova në Regjistrin qendror në Strumicë.
Sipas asaj që e publikojnë mediat për shpalljen në të cilën është punësuar nëna e tij Fanija Kostadinova, paga është 25.000 denarë, ndërsa si kushte për aplikim citohet arsimi i mesëm i kryer pa nevojë të përvojës paraprake të punës.
Me këtë logjike është të parashtrohet pyetja: A është ditur para kohe se nëna e zëdhënësit Kostadinov do të punësohet në institucion dhe për atë kërkohet plotësim i vetëm dy kushteve bazë? A është nëna e Kostadinovit kuadroja më e re dhe më e perspektuar me arsim të mesëm në Strumicë dhe rrethinë?
Më parë Talat Xhaferi gjeti punë për vajzën e tij, ndërsa ministri Nikolla Dimitrov për vajzën e tij siguroi bursë shtetërore solide. Cvetanka Laskova për renë e saj siguroi qindra mijë euro, ndërsa u bë me shtëpi edhe vajza e Taki Fitit. Qindra shembuj të tillë për dy vite jo të plota.
Qytetarët shohin se si Zaev dhe LSDM tërësisht i shkatërrojnë institucionet.
Maqedonia duhet të shkojë përpara, ndërsa ajo është e mundur vetëm nëse LSDM shkon nga pushteti, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.