VMRO-DPMNE: Mosrespektimi i rekomandimeve shëndetësore rezulton me dhjetëra funksionarë të sëmurë

24

Shkup, 4 qershor – Mosrespektimi i rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit rezultoi me dhjetëra funksionarë të sëmurë të LSDM-së. Nëse do të kishin ndjekur rekomandimet, nuk do t’i kishin rrezikuar jetën e tyre dhe jetët e qytetarëve. Fatkeqësisht, ata e vendosën shëndetin e tyre pas nevojave politike të Zaev.

Kështu qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së ku theksohet se LSDM-ja ngutet për zgjedhje në një situatë kur kemi qindra të vdekur dhe të infektuar të rinj.

“Duke shpejtuar për zgjedhjet, LSDM-ja, Filipçe dhe Zaev i harruan shëndetin dhe jetët e qytetarëve. Për shkak të papërgjegjshmërisë së tyre në Maqedoni, kemi bilanc të zi. Në 24 orët e fundit kemi 101 pacientë të rinj dhe 4 të vdekur nga epidemia e koronavirusit”, qëndron në kumtesë.

Maqedonia ka gjithsej 2492 pacientë dhe 145 vdekje, gjë që na bën të jemi rekord në të gjithë rajonin sipas këtyre parametrave në një milion banorë, ndërsa Zaevi dhe LSDM-ja ende po flasin për normalitet dhe zgjedhje të reja.

Sipas VMRO-DPMNE-së, situata po bëhet alarmante dhe për këtë kanë përgjegjësi LSDM, Zaev dhe Filipçe për shkak të veprimeve dhe vendimeve të tyre.

VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM-ja dhe opinioni tani e sheh atë. Ne besojmë se epidemia duhet të mposhtet së pari, pastaj pason humbja e Zaevit për shkak të tre viteve të qeverisjes së tij të paaftë, regjimit hibrid, varfërisë, korrupsionit dhe krimit që ata kanë krijuar.

Comments are closed.