Shkup, 18 korrik – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të premten, konfirmoi sot kryetarja e Unionit të Grave të partisë, Bllagica Llaskovska, transmeton Koha.mk
VMRO-DPMNE-ja, sipas Llaskovskës, mbetet në qëndrimin se nëse do të mbahet një takim liderësh në të cilën do të marrë pjesë Mickoski, ai do të jetë vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Siç paralajmëroi para disa ditësh, kryetari i partisë, nuk do të paraqitet në këtë takim të liderëve. Dhe nëse do të ketë një takim liderësh , ky takim do të jetë vetë për të biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Llaskovska në pres konferencë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. (koha.mk)