Prilep, 22 dhjetor – E vërteta dëgjohet edhe në qytetin hero të Prilepit, tha në marshin e sotëm protestues në Prilep, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Marshi përfundoi para ndërtesës së pushtetit lokal.
Sipas Mickoskit, pushteti ka premtuar shumë, por nuk ka plotësuar asgjë, nuk ka rritje ekonomike por ka rritje të tatimeve.
“Më thonë deri kur do të kritikoni, ndërsa kur do të filloni që të ofroni diçka. Do të kritikojmë derisa t’i nxjerrim në shesh të gjitha gënjeshtrat dhe premtimet e parealizuara që populli t’i thotë mjaft pozitë. Ne na duhen politikanë të ndershëm dhe të sinqertë, ndërsa qëllimi dhe vizioni ynë është që Maqedonia të bëhet tigri i Ballkanit.
Duke e kritikuar pozitën, Mickovski paralajmëroi marshe protestues edhe në muajt e parë të vitit të ardhshëm deri në zgjedhjet presidenciale, që siç tha, do ta kemi fitoren e parë dhe paralajmërimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Presidenti i VMRO-DPMNE i përsëriti gjashtë kërkesat e qeverisë: dorëheqjet e parevokueshme të Ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm Oliver Spasovski dhe Nikola Dimitrov, krijimin e një komisioni për përgjimi e gjykatësve dhe prokurorëve, zbatimin e gazifikimit dhe të respektohet vullneti i qytetarëve nga 30 shtatori.