Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së në reagimin e saj thekson se heqja e privatësisë së llogarive bankare të Qeverisë së Zaevit plotësisht do t’u vendosë tatim eksportuesve të punës intelektuale dhe e rrezikon privatësinë e qytetarëve.
“Heqja e privatësisë së llogarive do t’i bëjë qytetarët cak potencial i mundshëm i shantazheve, kërcënimeve dhe veprimeve të tjera kriminogjene të strukturave të afërta me pushtetin. Me zgjidhjen e tillë ligjore LSDM edhe njëherë e shkel Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë më saktë nenin 25 me të cilin ‘çdo qytetari i garantohet respektimi dhe mbrojtja e privatësisë së jetës së tij personale dhe familjare, të dinjitetit dhe reputacionit”.
Njëherit një nga qëllimet kyçe të këtij vendimi të Qeverisë është të tatimohen ata të cilët shesin punë intelektuale nëpër botë përkatësisht IT shërbime të internetit, përkthime dhe punime të tjera. Me këtë plotësisht do të tatimohet struktura e qytetarëve e cila bën eksport me shfrytëzimin minimal të shërbimeve të brendshme vendore për të cilat paguan.
Këto ndryshime ligjore janë rezultati i vetëm i frikës dhe paranojës së Zoran Zaevit dhe LSDM-së nga qytetarët e saj. Frikë e cila është rezultat i kundërshtimit të qytetarëve të politikave të dëmshme antishtetërore të cilat i zbaton LSDM.
Zoran Zaev deri tani tregoi se i intereson vetëm ruajtja e karriges së tij sepse e din se për momentin kur të bie nga pushteti dhe ta humb kontrollin ndaj gjyqësisë do të duhet të përgjigjet për bashkëpartiakët dhe kriminelët e tij. Ditën kur në shtet të kthehet drejtësia dhe shteti juridik Maqedonia do të fitojë”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.