Shkup, 28 tetor – Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski gjatë konferencës së sotme për media tha se pas meje qëndron tmerri në të cilin është zhytur Republika e Maqedonisë. “Këtu është qendra ku u pranua nënshkrimi kriminel dhe i kundërligjshëm i kapitullimit, lojërave mafioze në referendum dhe aksioni për të shantazhuar të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës”, thotë Stoilkovski.
Këtu është selia e atyre që e shkelën të drejtën, drejtësinë, demokracinë dhe shtetin. “Republika e Maqedonisë fitoi në referendum, e refuzoi kapitullimin, Marrëveshja e Prespës nuk ka asnjë legjitimitet, ndryshimet kushtetuese që dalin prej saj nuk kanë asnjë rëndësi”, thotë ai.