LSDM-ja do të duhet të mësojë që ta respektojë votën e qytetarëve të Maqedonisë, të drejtën e zgjedhjes së lirë dhe konceptin e vendimit demokratik dhe nga kjo, devijim nuk do të ketë, porosit VMRO-DPMNE në reagimin me shkrim në kumtesën e sotme ndaj LSDM-së, në të cilin u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve dhe e akuzoi VMRO-DPMNE-në se kryen presion mbi Komisionin Shtetëror Zgjedhor. “LSDM-ja mbrëmë kishte mundësi që të shohë se si duket një protestë e denjë patriotike, për dallim nga protesta e dhunshme dhe destruktive e mercenarëve dhe vandalëve të tyre që e mbajtën gjithë shtetin në gërç një kohë të gjatë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. LSDM-ha, potencohet në kumtesë, nuk është parti demokratike, dhe nuk e kupton konceptin e vendimin e shumicës.