Shkup, 5 dhjetor 2018- Republika e Maqedonisë po ballafaqohet me periudhën më të errët nga pavarësimi kur tërë sistemi i sigurisë dhe ai gjyqësor janë vendosur në rolin vetëm dhe vetëm për zbatimin e proceseve të montuara dhe motivuara politike, në dëm të sigurisë së vendit dhe posaçërisht të së drejtës dhe drejtësisë. Kështu shprehen nga VMRO-DPMNE, dhe shtojnë se në kohën kur në vend qeverisë pushteti kriminel, ndërsa vendi është i rrethuar nga errësira për shkak shpagimeve të llogarive të mafies nëpër rrugë, LSDM-ja zbaton përndjekje klasike nëpërmjet plasimit të informacioneve të rreme.
”Vladimir Atansovski nuk ka qenë e as është angazhuar si këshilltar i kryetarit të partisë VMRO-DPMNE Hrisitjan Mickoski. Informacioni se Atanasovski është pjesë e këshilltarëve të kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së e vlerësojmë si insinuatë tendencioze dhe shkaktim i dëmit të qëllimshëm udhëheqësisë së re të partisë të kryetarit Mickoski. Edhe proceset politike gjyqësore edhe arrestimet politike, si dhe plasimi i informacioneve të rreme kanë për qëllim ta defokusojnë opinion nga problemet dhe çështjet e sigurisë, si dhe nga problemet reale të cilat ky pushtet i errët kriminel i shkakton ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thonë nga VMRO, respetkvisht kërkesa e tyre është që LSDM publikisht të kërkoi falje për publikimin e informacioneve të pavërteta.