LSDM vazhdon me përhapje të gënjeshtrave dhe manipulimeve dhe për këtë arsye do të humbë në zgjedhjet lokale. VMRO-DPMNE-ja ofron program me masa dhe projekte të cilët janë reale dhe dalin nga nevojat e qytetarëve. Projektet tona kanë dalë nga qytetarët si iniciativë e tyre dhe nevojë reale, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE gjatë 11 viteve dëshmoi se çka premtoi realizoi, pikërisht për këtë arsye qytetarët kanë garanci të fuqishme se programet dhe projektet të cilët kandidatët për kryetarë të komunave i premtojnë me siguri do të realizohen dhe qytetarët do të fitojnë vende më urbane dhe më të bukura për jetesë. Programet e kandidatëve për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së i pasqyrojnë nevojat reale të qytetarëve, të shndërruara në projekte esenciale të cilën dolën si ide nga vizitat të cilat VMRO-DPMNE-ja i kishte në çdo vendbanim nëpër shtet.
Qeveria e LSD-së gjatë 120 ditëve të kaluara tregoi dhe u bë reper se si nuk duhet të punohet. Për shkak të mospasjes së fuqisë dhe aftësisë që të realizojnë asnjë projekt të tyre, gjëja e vetme për çka LSD-ja u bë e njohur është bllokim dhe stopim i projekteve të cilët VMRO-DPMNE-ja i realizoi dhe filloi t’i ndërtojë, derisa ishte në pushtet. Për shkak të punës joamvisërore dhe shkatërruese, LSD-ja gjatë 3,5 muajve të kaluar e solli shtetin deri në bankrotim, ndërsa ekonominë e futi në gjunjë . 15 Tetori do të jetë dita kur qytetarët do ta fillojnë ç’montimin përfundimtar të këtij regjimi shkatërrues. LSD-ja për shkak të politikave të këqija, do të përjetojë disfatë bindëse në zgjedhjet lokale, janë shrehur nga VMRO-DPMNE.