Shkup, 14 nëntor – Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski e kanë ditur se Nikolla Gruevski nuk është në selinë e partisë të VMRO-DPMNE-së, por vendosën ta kontrollojnë dhe t’i frikësojnë anëtarët dhe aktivistët partiak, thonë nga VMRO-DPMNE.
LSDM ushtron persekutim ndaj VMRO-DPMNE-së. Shpërdorimi i urdhrit për kërkimin e Nikolla Gruevskit për rrethimin e selisë së partisë është pasqyrim i metodave të zeza dhe jodemokratike që nuk kanë të bëjnë me Evropën dhe botën e civilizuar”,
“LSDM-ja e ka ndërmarrë tërë sistemin gjyqësor në vend përfshirë edhe organet e persekutimit dhe të njëjtat punojnë si mjete për shpagimin e llogarive me kundërshtarët politik”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Ky çrregullim dhe kaos ligjor duhet të ndalet. Sundimi i ligjit duhet të bëhet përsëri praktikë, jo një përjashtim.