Çdo ditë që po kalon, qytetarët gjithnjë e më shumë ndjehen se janë viktimë e gënjeshtrave parazgjedhore të LSDM-së. LSDM-ja para se të vijë në pushtet premtoi 160 milionë euro subvencione, për tani në propozim buxhetin për vitin 2018 për subvencione do të ndajë vetëm 136 milionë euro, gjegjësisht 24 milionë të plota më pak se e parapara. LSDM-ja vjedh 24 milionë euro nga bujqit, pa treguar në ku do t’i shpenzojë paratë të cilat i merr nga bujqit.
Buxheti i zvogëluar për fermerët do të thotë më pak para për prodhuesit e ushqimit, gjë që do të shkaktojë më pak prodhimtari të produkteve bujqësore dhe blegtorale, e në të njëjtën kohë do ta rritë importin e atyre prodhimeve nga vendet e treta. Zvogëlimi i subvencioneve bujqësore do të bëjë që Maqedonia nga eksportuesit në kulturat e caktuara bujqësore të bëhet importues, kjo do të thotë shuarje të disa degëve dhe numër të madh të familjeve do të mbesin pa ekzistencë.
LSDM-ja e ktheu nivelin e subvencioneve bujqësore në nivel në vitin 2013, kur në vit qeveria ka paguar 135 milionë euro, numër i cili në vitin 2006 ka qenë 20 milionë, ndërsa në vitin 2016 u rrit në 140 milionë euro, nëse VMRO-DPMNE-ja do të menaxhonte me Republikën e Maqedonisë ky numër tani do të ishte 150 milionë me tendencë të rritjes. Por në vend të rritjes, bujqit kanë ulje. LSDM-ja shkurton prej subvencioneve, por nuk ka as para për naftën e gjelbër dhe e paqartë është nga cilat para formohet edhe “fondi premtuar ndërhyrës”, i cili do të radhitet si një nga gënjeshtrat e LSDM-së. Bujqit e kanë parë se LSDM-ja gjithçka që ka premtuar ka gënjyer. LSDM-ja premtoi jetë, ndërsa solli vdekje për bujqit e Maqedonisë.