VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese e vlerësoi si pamflet politik konferencën e sotme për shtyp të Robert Alagjozovskit, kryetar i Komisionit për kulturë i LSDM-së, në të cilën, theksojnë, Allagjozofski e ka treguar paaftësinë e tij elementare për punët të cilat tenton t’i komentojë.
“LSDM-ja dhe Allagjozovski nuk kanë kredibilitet të flasin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe përparimin e potencialit turistik të Republikës së Maqedonisë për një arsye të thjeshtë që në kohën e praktikës së tyre në pushtet nuk kanë realizuar asnjë projekt të vetëm nga kjo sferë. LSDM-ja nuk ka realizuar asnjë projekt për konservim, restaurim dhe sanim të asnjë objekti ose lokaliteti nga trashëgimia e pasur kulturore të Republikës së Maqedonisë dhe të njëjtët janë lënë pa kurrfarë mbrojtje”, theksohet në reagim.f