LSDM çdo vit paralajmëron se do të jetë viti ekonomik, por në vend të ekonomisë Maqedonia ka marrë kolaps ekonomik.
“Pasi që LSDM është në pushtet varfëria rrite me shpejtësi, mbi 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, tatimet janë rritur, ndërsa janë rritur edhe shpenzimet për jetë të qytetarëve në gjendje kur pagat stagnojnë.
Me LSDM-në ekonomia e Maqedonisë është gozhduar në fundin evropian, FMN vlerësoi se rritja e BPV-së në vitin 2018 do të jetë 2%, kjo është shumë larg nga e premtuara 5%.
LSDM-ja e shkeli dinjitetin e qytetarëve dhe i solli mjerim Maqedonisë dhe qytetarëve më shumë nuk guxojnë të shkojnë mbrapa. Është koha që LSDM të shkojë dhe për këtë nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, që t’i jepet fund kësaj errësire, ndërsa Maqedonia dhe qytetarët të fillojnë të përparojnë”, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.(koha.mk)