LSDM-ja e vazhdon krizën në vend, e me këtë edhe e pamundëson realizimin e projekteve të përmbajtura në programin “Realisht” për të cilin kanë votuar shumica e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, theksoi sot në konferencën për shtyp Luka Kërzhaloski nga VMRO-DPMNE. LSDM-ja me sjelljen e saj jo të përgjegjshme, theksoi ai, i pengon shumë projektet që janë në interes të qytetarëve. Theksoi se një nga projektet që është dashur të fillojë këtë vit është projekti “Për ristartimin e kapaciteteve ekonomike – viktima në tranzicion”.
Potencoi se për këtë proces është që të ofrohet ndihmë shtetërore me qëllim të krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me theks në angazhimin e të punësuarve të mëparshëm – falimentues. Për krijimin e çdo vendi të punës, sqaroi është parashikuar ndihmë shtetërore prej 2.000 eurove, ndërsa për angazhimin e punëtorëve falimentues 4.000 euro nën kushtim që të mbahen në punë minimum 5 vite.