Shkup, 11 dhjetor – VMRO-DPMNE-ja përmes kumtesës e ka akuzar rëndë LSDM-në, duke theksuar se shumica parlamentare e saj, Qeveria, e rrezikojnë perspektivën euro-atlantike të vendit.
“LSDM-ja nuk e ka prioritet agjendën evropiane, as reformat, ekonominë, apo standardin e qytetarëve, por e vetmja gjë që i intereson kësaj partie është ruajtja e karriges, duke e mbuluar dështimin me përndjekje politike dhe hakmarrje”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Ata e akuzojnë LSDM-në për, siç thonë, “mosdëshirë për të patur opozitë në Maqedoni”.