VMRO-DPMNE vlerëson se reagimet e sotme të LSDM-së dhe PPS-së tregojnë se të dy institucionet janë të njëjta dhe se hapja e , siç thuhet, lëndëve të paqëndrueshme nga PPS bëhet që të defokusohet opinioni nga platforma e Tiranës.
“LSDM po mbytet dhe është në panik. Panë se politika e tyre antishtetërore dhe antinacionale nuk pi ujë tek populli. Qytetarët në mënyrë masovike e hodhën poshtë platformën e Tiranës dhe qindra mijëra qytetarë çdo ditë e dëshmojnë në rrugët e Maqedonisë. Ishte mjaft i pritur aktivizimi politik i PPS-së përmes lëndëve të paqëndrueshme, me qëllim që të bëhet presion ndaj mediave që të bëhet defokusim nga revolta dhe zemërimi i popullit ndaj platformës së Tiranës”, thuhet në kumtesë.