Shkup, 21 korrik – Para deputetëve javën e ardhshme në Kuvend do të jetë teksti i ri i Ligjit për prokurorinë publike me të cilin Prokuroria Speciale do të integrohet në Prokurorinë Publike të deritanishme për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Opozita e pranon propozimin e Qeverisë për integrimin e PSP-së në PP, por nuk pranojnë të njëjtën ta drejtoj prokurorja Villma Ruskovska. Për ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, megjithatë rasti “Reket” vetëm e ka përshpejtuar realizimin e idesë të integrohet PSP dhe PP.
Këtë e kumtoi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri të premten, duke sqaruar se me vendimin ligjor propozohet që Prokuroria Speciale Publike të integrohet në Prokurorinë e deritanishme publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ligji i ri sot do të dorëzohet te të gjitha partitë politike dhe mediumet.
PSP-ja e re do të shndërrohet në PP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë me kompetencë në tërë territorin e vendit dhe garancione për veprim të pavarur, e cila përshtatet me pozitën e tanishme, ndërsa megjithatë në hierarkinë dhe subordnim me Prokurorinë Publike të Republikës të Maqedonisë së Veriut, përcjellë KOHA.
Të gjithë prokurorët e PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në këtë prokurori të re. Mandati i tyre skadon më 15 shtator, ndërsa ata kanë të drejtë të rizgjedhjes, nëse duan të kandidohen.
VMRO-DPMNE-ja opozitare do të prononcohet konkretisht për ligjin e ri për prokurorinë publike që e propozoi kryeministri Zoran Zaev pasi ta analizojë, ndërsa është i pranueshëm, siç tha zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski, bashkimi i Prokurorisë Special Publike (SPS) me Prokurorinë Publike.
“Me bashkimin e Prokurorisë Speciale Publike në Prokurorinë Publike gjegjësisht integrimi, në një mënyrë me hyrjen, është praktikisht e pranueshme dhe kjo është njëra prej të themi mundësive të cilat u ofruan. Lidhur me hollësitë e Ligjit do të dalim me vërejtje konkrete sapo të analizohet, sepse duhet kohë që tërë ligjin ta shohim sa është më ndryshme nga ato që i kemi përpiluar, sa është ma ndryshe prej pikave për të cilat është biseduar në takimet e ekipeve negociuese”, tha dje zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski.
Ministrja Deskoska dhe tha se kjo ide është vendosur në tryezë nga ana e Ministrisë në negociatat me opozitën për ligjin e ri për PP dhe thotë se pret nga VMRO-DPMNE-ja ta pranojnë ligjin e propozuar nga Qeveria sepse sektori për krim të organizuar ka treguar se mund të ballafaqohet me rastet e korrupsionit të lartë.
Rasti “Reket” vetëm e ka përshpejtuar realizimin e idesë të integrohen PSP dhe Prokuroria Publike.
Sipas saj, prokuroria e re mund ta hap nga fillimi lëndën “Perandoria”.
Lidhur me lëndët, sqaron Deskoska se të gjitha rastet që zhvillohen në njërën prokurori apo tjetrën tani do të jenë lëndë që do t’i zhvillojë prokuroria e re. (koha.mk)