Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë solli vendim që deputetët e partisë të marrin pjesë në punën e Kuvendit të Maqedonisë. “Sollëm vendim duke marrë pjesë në punën e Kuvendit të luftojmë për çdo propozim i cili është në interes të qytetarëve dhe të kundërshtojmë çdo masë të dëmshme dhe politikë antishtetërore të zbatuar nga shumica parlamentare”, deklaroi mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pas mbledhjeve të trupave partiak.
Hapi i parë i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, theksoi Mickovski do të jetë ngritja e çështjes për votim të mosbesimit të Qeverisë. “Nga ajo që deri tani e kemi parë bëhet fjalë për Qeveri me kredibilitet të humbur, Qeveri e cila nuk punon për qytetarët dhe e shtyn shtetin në humnerë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së në hollësi do të ekspozojnë argumente pse kjo Qeveri antipopullore dhe antishtetërore duhet sa më shpejtë të largohet. Sa më shpejtë aq më mirë për shtetin. Humbjet u bënë përditshmëri, ndërsa populizmi i zhveshur, karakteristikë e saj, në realitet populli jeton shumë më keq. Kjo Qeveri kriminele do të mbahet mend si më e paafta deri tani, nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.
Potencoi se në fazën finale janë negociatat për ligjet reformuese, është arritur dakordim për pjesën më të madhe të tyre, me ç’rast janë pranuar pjesa më e madhe e vërejtjeve dhe sugjerime të tyre për përmirësimin e ligjeve. Pas finalizimit të tërësishëm të cilën Mickoski pret të jetë i gatshëm në ditët në vijim, VMRO-DPMNE do të insistojë për atë të marrë edhe garanci me shkrim.
Pushtetit i bënë vërejtje se në përudhën derisa VMRO-DPMNE-ja nuk ishte në Kuvend, kanë sjell ligje të rëndësishme pa kurrfarë konsultimi me opozitën, siç është ligji për administratën, me të cilin, sipas Mickovskit hapet mundësi për revanshizëm partiak dhe dëbime nga puna. Përmendi se “jashtë ligjeve reformuese VMRO-DPMNE nuk do të lejojë asgjë të kalojë për të cilën do të vlerësojë se nuk është në interes të qytetarëve.