VMRO-DPMNE: Komisioni për Financa të debatojë për energjinë

11
Shkup, 18 shtator – Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dorëzoi në Kuvend nismën për mbajtjen e debatit mbikëqyrës në Komisionin për Financa dhe Buxhet, për arsyet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në kushte të krizës ekonomike. Sipas kësaj partie, rritja e çmimit të energjisë në kushte pandemie nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër, madje disa shtete edhe i kanë ulur çmimet.
“Vlerësojmë se një vendim i këtillë për rritjen e çmimit të energjisë për 7,4% sipas nesh dhe pjesës më të madhe të opinionit është iracional dhe do të prek në mënyrë direkte xhepin e qytetarëve dhe standardin e tyre. Vlerësojmë se vendimi i KRRE-së ka për qëllim të mbrojë përfitimet e kompanive energjetike në llogari të buxhetit familjar të qytetarëve, por edhe të mbulojë harxhimet iracionale të shumave të mëdha, punësimeve partiake dhe nepotizmit.”,– deklaroi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Marija Petrushevska.
Njëherit VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin për kthimin e çmimit të vjetër të energjisë elektrike, hetim të ndikimit partiak mbi Komisionin Rregullator dhe Shpërbërjen e të Njëjtit.

Comments are closed.