VMRO-DPMNE kërkon që menjëherë të shpërbëhet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale.
Këtë sot para selisë së partisë e deklaroi lideri i partisë, Hristijan Mickoski, pasi që paraprakisht Kuvendi i miratoi ndryshimet kushtetuese, që dalin nga Marrëveshja e Prespës.
“Sipas dispozitave ligjore dhe në bazë të përvojës së kaluar në këto zgjedhje VMRO-DPMNE do të fitojë dhe vullneti i shumicës së qytetarëve do të respektohet. Nevojite zgjedhje në të vilat Zaevi do të bie, ndërsa Maqedonia do të fitojë, populli do të tregojë çfarë Maqedonie dëshiron, dëshiron Maqedoni të Veriut të Zaevit, të poshtëruar dhe të turpëruar apo Maqedoni të popullit, krenare, përparimtare dhe të respektuar”, tha Mickovski.
Në pyetjen se cila janë hapat e ardhshëm të partisë, Mickoski u përgjigj se kjo do të shihen në periudhën që pason, ndërsa nuk e përjashton as mundësinë për bojkot të Parlamentit.
“Të gjitha opsionet hanë të hapura. Kjo që ndodhi sot është e premte e zezë për Republikën e Maqedonisë, për qytetarët, për popullin e Maqedonisë, për kombin maqedonas”, shtoi ai.
Përsëriti se VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të RM-së, ndryshimit të identitetit, të historisë.