Shkup, 6 nëntor- Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE-ka në pres konferencën e sotme sërish ka thirrur MPB-në që të ndërmerr diçka për gjetjen e vrasësit të Martin Janushevit. “Opinioni publik menjëherë pas vrasjes tashmë fliste se kush është autori , ndërsa MPB hesht dhe nuk ndërmerr asgjë. A është kjo për shkak të afërsisë së kriminelëve me garniturën qeveritare dhe për shkak të borxheve që LSD i ka ti kthejë për gjithçka që këta përfituar për ato në periudhën e mëparshme?”, Pyet Kosotvski nga VMRO-DPMNE-ja. Gjithnjë e më shumë po qarkullojnë informacione se vrasësi dhe njerëzit për rreth tij janë fshehur në një vend fqinj, kurse demant të këtyre informacioneve ende nuk ka. Pse menjëherë pas vrasjes, vrasësi nuk është vënë në listën e ndalesës, kur vrasësi e ka kaluar kufirin dhe në cilin vendkalim kufitar? Me cilën veturë? Kush e ka larguar nga Shkupi dhe shumë pyetje tjera ka në lidhje me këtë rast… theksoi në pres konferencë Darko Kostovski. Sipas tij policia menjëherë pas vrasjes i ka poseduar të gjitha këto informacione, pastaj ka poseduar edhe incizime nga kamerat e sigurisë dhe e ka ditur se cila është vetura prej ku është kryer vrasja dhe nga ka lëvizur por nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret. Mafia theksoi ai me ardhjen në pushtet të LSDM e ka fituar shtetin ku mund të të qërojë hesapet me kë të dojë deklaroi Kostovski.