Shkup, 27 gusht – Deputeti Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-së, sot kërkoi që ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska të japë dorëheqje, transmeton Koha.mk
Pas votimit të vendimit që Propozim-ligji për prokurori publike të aprovohet me procedurë të shkurtuar, Milloshoski në pres-sallën kuvendore deklaroi se në mandatin e Deskoskës ka skandal më të madh politik dhe gjyqësor.
Sipas tij, keqpërdoret flamuri evropian që të aprovohet Propozim-ligji për prokurori publike. Megjithatë paralajmëroi se VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në debatin e amendamentit rreth zgjidhjes së propozuar ligjore. (koha.mk)