Asnjë kumtesë alibi e LSDM-së nuk do të mund ta fsheh apo arsyetojnë aktin kapitulues të Zoran Zaevit të shprehur nëpërmjet marrëveshjes së dëmshme me Greqinë, kumton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.
“VMRO-DPMNE-ja vetëm përgjigjet ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe udhëhiqet në pajtim me interesat e qytetarëve.
LSDM-ja dhe Zоran Zaevi duhet ta dinë se .
Është krejtësisht e qartë se Zoran Zaevi nuk mund të sjell të ardhme evropiane, nga shkaku se e ardhmja evropiane nuk ka kriminalitet, korrupsion, tenderë të kurdisur dhe raste politike të montuara.
Nuk ka të ardhme me korrupsion të konstatuar nga BE-ja dhe varfëri multilaterale. E vetmja gjë që bën kjo strukturë qeveritare kleptomane është varfërimi i shtetit dhe popullit, dhe luajtja me dinjitetin dhe nderin e qytetarëve.
LSDM-ja po tërheq vëmendjen nga aferat e vërteta për të cilat përgjegjësi të vetme kanë Zoran Zaevi dhe Qeveria e tij”, kumton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.