Shkup, 18 dhjetor – VMRO- DPMNE-ja edhe sot vazhdon me protesta në rrugë kështu duke bllokuar udhëkryqe.
Nga ora 15 deri në orën 17 do të bllokohet udhëkryqi tek Q.T Mavrovasja.
Nga 15 e 30 deri në 17 e 30 do të ketë bllokim tek udhëkryqi “Nova Makedonija” (Komisioni Evropian), para Kryqit të Kuq dhe Kishës kryesore.
Në orën 18 do të ketë protestë para burgut të Shutkës ku edhe do të ketë fjalim nga të pranishmit, informojnë nga partia e Gruevskit.